Një prej viktimave të vjedhjes së pastrueses Rozeta Dobi është eksperti i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Më herët u mësua se pastruesja kishte vjedhur jo vetëm te banesa e ish-zyrtares Alda Klosi, por edhe te persona të tjerë, disa prej tyre publikë.
Hashtag.al ka mësuar se çifti Karamuço është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar vetëm grabitjen e disa bizhuve të personalizuara, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht vjedhje parash.
Vetë Karamuço është shfaqur të paktën dy herë publikisht duke folur për rastin e vjedhjes nga pastruesja dhe djali i saj, por asnjëherë nuk ka pohuar publikisht se ka qenë edhe vetë viktimë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, gazetari Elton Qyno tha se një personazh publik, i cili ftohet edhe në studiot televizive, kishte identifikuar dhe kishte tërhequr një unazë të personalizuar nga sendet e vjedhura që iu sekuestruan pastrueses Rozeta Dobi.