50 vjeçari nga Vlora përplas këmbësoren me makinë, ikën nga vendi i ngjarjes por kapet

Një 50-vjeçar është arrestuar në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, pasi ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi mëngjesin e sotëm, në Jalë, Himarë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një objekt 1-katësh në pronësi të shtetasit A. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *