Kosovë, përdori stimulues për marrëdhënie seksuale, vdes 41 vjeçari

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një 41-vjeçar në Spitalin e Prizrenit.

Dyshohet paraprakisht se 41-vjeçari përdori mjete stimuluese për marrëdhënie seksuale.

Bëhet me dije nga mediat kosovare se viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç dyshohet kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar dhe Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.

Viktima dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve seksualë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *