Ka ndërruar jetë ditën e sotme një infermiere nga Lushnja.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.
Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere.
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.
Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj.