Shtëpia e Big Brother është kthyer në kryefjalën e të gjithëve ditët e fundit, me Luizin që ka mbështetjen e rreth 80 për qind të publikut dhe gjithë të tjerët që po bien pre e lojës së tij brenda spektaklit, duke treguar anën e tyre më të keqe.
Duke qenë se Kiara ka ditëlindjen në datën 28, Luizi kishte kërkuar që të mos e fusnin në buxhetin e javës, por me paratë që i takonin, produksioni t’i blinte Kiarës një dhuratë prej tij.
Mirëpo, Tea që po përgatiste listën dhe Olta që e udhëzonte kanë rënë dakord për ta futur Luizin në buxhet fshehurazi, duke i treguar Kiarës planin e tij. Ato i thanë Kiarës të mos i tregonte asgjë Luizit dhe e pyetën nëse ajo donte dhuratë.
E venë në pozitë të vështirë, Kiara tha se nuk do dhuratë por ato s’duhet t’ia kishin treguar këtë asaj.
Pasi ushqimet kanë ardhur dhe Luizi konfirmoi që Tea e kishte futur në buxhet, në shtëpi plasi sërish sherri dhe Luizi premtoi se do i hajë të gjitha ushqimet si hakmarrje.