Moti i keq në pjesën më të madhe të rajoneve në vend, reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë një sërë problemesh në disa qarqe të vendit. Në Korçë ka ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Administrative Vithkuq, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.
Si paraqitet situata deri më tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.