Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011 thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.
Teksa mori pjesë këtë të shtunë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, , Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.
“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë se çfarë është mungesa e babait. Nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi.”- u shpreh ajo.
Sakaq, Ana Veizi thotë se gjithmonë do të kërkojë drejtësi.
“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban, na jep forcë”, u shpreh ajo.