Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi akuzohet se ka kanosur një shtetas, duke i kërkuar një shumë parash.
Sipas njofitmit të unfiromave blu mësohet se 49-vjeçari i identifikuar si Ilir Elmazi, dyshohet se ka kanosur me thikë dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.
Elmazi akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural