Një gjobë e vendosur një javë më parë ka shtyrë një person në qytetin e Korçës të qëllojë me grusht efektivin e policisë. Lorenc Çallo, 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi goditi me grushte për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore në Korçë.
Bëhet me dije se personi në fjalë i ka dalë përpara efektivit Zh.B, ditën e djeshme teksa i fundit ka qenë jashtë orarit të punës, duke e goditur.
Policia ka vënë në pranga autorin ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
Njoftimi i policisë
Arrestohet një shtetas për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Ditën e djeshme, një shtetas ka goditur një punonjës policie të qarkullimit rrugor, Zh.B. , i cili një javë më parë ka vendosur masë administrative ndaj këtij shtetasi.
Kjo masë ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht. Cështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.