“Kadare ka shumë foto nudo të ish të dashurave të veta në Moskë”, shkrimi i Ben Blushit zhgënjen vajzën e shkrimtarit

Para disa ditësh shkrimtari i njohur Ismail Kadare festoi ditëlindjen e 87-të. Figura të njohura për publikun shqiptar e uruan ndërsa Ben Blushi publikoi një shkrim, në vijëmësi të shkrimeve të tij të ngjashme. Në një pjesë të tekstit ai shkruante pqr rrëfimin e Kadaresë se mban foto nudo të ish të dashurave. Por, me sa duket shkrimi nuk i ka pëlqyer vajzës së shkrimtarit, Besiana Kadaresë, e cila ka reaguar ashpër ndaj Ben Blushit pas bisedës së publikuar në formë shkrimi me shkrimtarin në ditën e lindjes së këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Besiana deklaron se bëhet fjalë për një bisedë privatë, të cilën Blushi e ka kthyer në një “intervistë”, pa marrë pëlqimin dhe lejen e Kadaresë, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua.

Sipas saj ky gjest nga ana e gazetarit është sa immoral aq edhe i paligshëm. Ajo thekson se duke marrë parasysh dhe moshën që Kadare ka çdo përpjekje e këtij lloji është “mjerane”

“Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.

Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme “interviste”, pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem.

Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane”, shkruan Kadare.

Në ditën e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 janar, Blushi përmes një postimi në “Facebook” zbuloi se shkrimtari bën pjesë në librin e tij “41 Sekrete”.

Në postimin e bërë gazetari rrëfeu një bisedë që kishte bërë me shkrimtarin paditen e një të diele në një nga kafenetë e ish-bllokut.

Disa copëza nga kjo bisedë ishin futur nga Blushi te postimi i tij, ku në formën e një rrëfimi ai zbuloi të pathëna nga jeta e Kadaresë, nga fotot e të dashurave nudo të shkrimtarit deri te ndryshimi i emrit.

NJË PJESË NGA POSTIMI I BLUSHIT:

Ismaili i njeh gratë, thashë unë.
Po, tha Alda, Ismaili ka shumë qejf të shohë gratë.
Kur ke dashuruar për herë të fundit, e pyeta.
Kur kam qenë i vogël, tha Ismaili, dashuroja shpesh.
Kur ke qenë i ri, tha Alda, i di unë, m’i ke treguar.
Ashtu, pyeti Ismaili.
Ismaili e ka pasur shumë qejf fotografinë, tha Alda, ka shumë foto nudo të të dashurave të veta në Moskë.
Ke bërë vërtet foto nudo, pyeta unë.
Kjo i di, tha Ismaili.
Ja, i kam këtu, tha Alda.
Na i trego, tha Ismaili.
Nuk qenka nudo, thashë unë, por është fotografi shumë e bukur.
E di kush është kjo, Ismail, pyeti Alda.
Kjo është Zhana, tha Ismaili.
E mban mend, e shef, tha Alda.
Moska ishte e mërzitshme, tha Ismaili, por njerëzit na donin shumë.
Kush e fiton luftën, thashë unë.
Nuk e fiton Rusia, por as Ukraina nuk e fiton, tha Ismaili.
Po dikush do fitojë, thashë unë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *