Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në katin e pestë.
Dyshohte se Hoti vuante nga depresioni dhe e ka marrë këtë vendim në kushte të rënduara psikologjike. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ka ndërruar dhe jetë.
Bëhet me dije se në momentin që është hedhur ka rënë mbi tarracën e një objekti që ndodhet në katin e parë.