Një 21 vjeçar kroat ndodhet “në telashe” për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sipas medieve kroate i riu është në kërkim për të gjetur një partnere, por i krijon problem fakti se është sozia e presidentit Vuçiç.
Ai thotë se edhe pse është në rrjetin e njohjeve Tinder, nuk ka shumë kërkesa nga vajzat për ta njohur, pikërisht për këtë fakt.Kroati ka një kërkesë për vajzat që duan ta njohin: që të mos i shqetësojë ngjashmëria e tij me Vuçiç.
“Nëse doni një person të pjekur dhe nuk ju shqetëson fakti që unë dukem si Vuçiç, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas,” ka shkruar ai në aplikacionin e njohjeve sociale.