Rrëfimi prekës i gazetarit: “Dy herë kam tentuar të vras veten, jam bullizuar shumë”

Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të tij dhe se ka tentuar dy herë që të vrasë veten.

Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bullizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

“Kam qenë një nga personat që jam bullizuar që i vogël. Unë e kam kaluar pubertetin vonë dhe jam tallur që në adoleshnecë. Më vunë në mëdyshje që nëse dua të jetoj .

Kam tentuar dy herë që ti jap fund jetës. As shkolla dhe mësuasit nuk i kam pasur pro. Unë nuk i kam ndarë këto gjëra me askënd”, tregoi Ronaldo.Pyetja e Erjonës: Kush të shpëtoi?

“Hera e parë ka qenë familja. Ish a në klasën e 8. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë njeriut. Unë ia dola, por ka njerëz që mbyllen në vetëvete.

Unë kam një tatuazh, është një arkivol me një trëndafil sipër. Unë fitova para ca vitesh në Top Channel një vend pune dhe e lashë sepse ndihesha inferior.

Atë ditë kur ne ta kemi të caktuar të ikim nga kjo botë , duhet t’ia lëmë kur ta kemi të shkruar dhe jo t’ia vendosim vetes”, u shpreh Rnaldo për “S’e luan Topi”.
Sharka ka rrëfyer vështirësitë dhe sfidën që I është dashur në lidhje me sëmumdjen e pashërueshme që po I kalon I ati. Ai tha se ka një sëmundje të pabesë dhe se janë në luftë të vazhdueshme.

“Është frika ime më e madhe, dua që çdo ditë ta bëj krenar babin. Është një sëmundje e pabesë dhe në jemi në luftë të vazhdueshme”, tregoi Ronaldo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *