Mbreti Charles dhe Camilla ditën e djeshme vizituan në një nga vendet më të shenjta në të gjithë Londrën lindore. 74-vjeçari dhe bashkëshortja e tij vizituan një xhami historike në Brick Lane në lindje të Londrës, ku u përshëndetën nga një turmë e madhe njerëzish teksa ecnin në rrugë.
Kur arritën në xhami, Camilla vendosi një shami por kur erdhi koha për të hequr këpucët, Charles u pa me çorape të grisura. Vrima e vogël në çorapin e zi në këmbën e tij të djathtë ishte e dukshme teksa hoqi këpucët për t’iu përmbajtur zakonit brenda xhamisë.
Një moment i tillë nuk ka kaluar aq lehtë për britanikët që tani e “ngushëllojnë” veten e tyre me Mbretin me çorap të grisur.
“Edhe mbreti i Mbretërisë së Bashkuar ka një vrimë në çorapin e tij”.