Kahranmaraş, një qytet në jug të Turqisë ishte një nga më të prekurit nga tërmeti katastrofik që goditi vendin të hënën, më 6 shkurt, në orët e para të mëngjesit. Qyteti u lëkund dy herë, herën e parë kur magnituda e tërmetit ishte 7.8 ballë dhe me të dytën 7.5 ballë të shkallës Rihter. Kaq mjaftoi që një numër i madh ndërtesash të larta të shembeshin si shtëpi prej letrash, duke u shkaktuar vdekjen mijëra personave.
Disa ditë pas tërmetit, në Twitter është shfaqur një foto, tek e cila shihet një ndërtesë, e cila është e paprekur, madje as e plasaritur nga lëkundjet e tokës. Kaq mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e Mhir Uktrashit, i cili shpërndau dy foto të një ndërtese në këmbë, gjë që nuk mund ta bënin as dy tërmete të forta, por gjithçka rreth saj u shkatërrua dhe u kthye në një grumbull rrënojash dhe betoni.
Lindi pyetja, kujt i përket kjo ndërtesë?! Përgjigja pasoi shpejt:
“Ndërtesa në foto është ndërtesa e përfaqësuesit të Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Kahramanmaraş. Nuk duhen më fjalë. Mjafton shkenca dhe inxhinieria për të ndërtuar struktura që do t’i mbijetojnë një tërmeti kaq të madh. Për sa kohë që shkenca dhe teknologjia janë aplikuar për të mirën e popullit!,”- ka shkruar Ultaš në Twitter.
Fotoja nisi dhe një polemikë të re në rrjetet sociale.