Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, janë asfiksuar nga gazi

Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në fshatin Rrapëz në Lushnjë, pasi janë asfiksuar nga gazi. Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qlibari Kalliri, 81 vjeç, burrë e grua, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

‘Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.’- njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *