Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe intime mes tyre nuk mungojnë.
Mbrëmjen e sotme banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”. Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me performancat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim.
Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.
Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit.
Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.
Theksojmë që çifti kanë filluar përgatitjet edhe për festën e “Shën Valentinit’ që me shumë mundësi do ta festojnë bashkë brenda shtëpisë së famshme.
“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”- tha Kiara.Ndërkohë që banorët janë thirrur të gjithë një nga një nga Dea Mishel për të lënë një shënim në telajon që ishte në dhomën e ndenjes, ka qenë Luizi ai i cili ka pikturuar një zemër dhe inicialet e emrave të tyre L dhe K.
Më pas çifti tashmë i konfirmuar kanë lënë të dy shenjat e duarve të tyre në fletë.