Qerimi ka sjellë Hajrien, bashkëshorten e tij prej 48 vjetësh në “Shihemi në Gjyq” me akuzën se e ka tradhtuar. 78-vjeçari thotë në “E diela shqiptare” në Tv Klan se kjo përballje nuk është e lehtë, por sipas tij, Hajria është treguar e padenjë. Me lot në sy, Hajria i thotë se gjithçka ka qenë për të mos sjellë një konflikt për Qerimin apo fëmijët.
Qerimi i kërkon llogari për këtë, por Hajria rrëfehet e turpëruar gjestet e pahijshme të fqinjit ndaj saj. Ai ka arritur deri aty sa t’i thojë se ka filmuar momente intime të bashkëshortëve të cilat do t’i postojë në Facbook. Por në fund të emisionit Qermi bën një tjetër deklaratë ku thotë se gruaja e tij ka një vit e gjysmë që nuk fle më me të.
Hajrie: Nuk di si të them me një Zot që e dëgjon dhe që e sheh. Bën veprime të padëshirueshme.
Eni Çobani: Çfarë? Si?
Hajria bën gjeste me duar që tregojnë se fqinji zhvishej para saj.
Hajrie: I tund përpara e mbrapa, si të dojë ai. Unë nisem, ai më del mbrapa. Unë shkoj për te kunati, ai më del përpara. Veprime të pa…
Qerim: Çfarë të kam thënë kur të del përpara, pse s’mi ke treguar?
Ardit Gjebrea: Më fal, ai të del përpara dhe çfarë bën?
Hajrie: “Ku vete? K*rvë”. Të kam faj unë ore se unë nuk matem dot me atë se nuk kam fuqi.
Qerim: Nuk i tregon çfarë të thotë ai. Nuk i tregon. Nuk është kjo që ia fsheh burrit? Pse e tregon? Çdo gjë që të thotë në moment, jemi burrë e grua, jemi në këtë moshë tani.
Hajrie: Nuk doja konflikte dhe nuk i bëja shamatë këtij. Ngaqë s’bëja shamatë unë, ai filloi doli hapur pastaj, hipte në kat të dytë e ky e dëgjoi…
Qerim: Pse të arrinte deri atje që unë ta dëgjoja pas shumë kohësh?
Hajrie: Më ka thënë të kam nxjerrë nudo. Po çfarë t’i thosha unë?
Ardit Gjebrea: Çfarë thoshte, të kam nxjerrë…
Hajrie: Po, na ka nxjerrë, na ka hedhur, nuk e di nga dritarja.
Ardit Gjebrea: Të ka nxjerrë nudo?
Qerim: Nudo do iu hedh në Facebook, ka deklaruar para kësaj, i ka prerë rrugën e i ka thënë./tvklan.al
Për më shumë, mund të ndiqni videon e plotë: