Shënimi, “Kam një vajzë këtu, të lutem”, i lënë në rrënojat e ndërtesës së shembur në lagjen Antakya të Hatay, i ka prekur të gjithë ata që e kanë parë. Me shumë gjasa është lënë për punonjësit e fadromave që të tregojnë kujdes teksa heqin intertet e godinave të rrënuara.
Pusulla mendohet se është shkruar nga një i mbijetuar nga tërmeti, i cili ka vendosur dhe datën kur e ka shkruar më ‘13.02.2023’.