Tërmeti në Turqi/ Si e shpëtoi Murati gruan e tij 9-muajshe shtatzënë duke e hedhur nga ballkoni

Murat Aktaş, i sapoardhur nga turni i natës i ka shpëtuar jetën gruas së tij 9-muajshe shtatzënë duke e hedhur nga ballkoni në momentin e tërmetit në Kahramanmaraş,. Tuba Aktaş, e cila lindi në një spital në Stamboll dy ditë pas tërmetit, tha: Meqenëse shtëpia jonë është në katin e dyte, menjëherë vrapuam në ballkon dhe burri më hodhi nga ballkoni. Kur rashë në tokë, mendova se e kisha humbur fëmijën në bark. Ndërtesa u shemb dhe të gjithë fqinjët tanë mbetën nën rrënoja.

Por edhe pse i shpëtoi vdekjes, ajo nisi të kishte probleme me shtatzaninë e saj.

“Kisha dhimbje dhe mendova se e kisha humbur fëmijën në bark. Kur u larguam pak nga ndërtesa, ndërtesa u shemb dhe të gjithë fqinjët tanë ishin nën rrënoja. Më pas filluan dhimbjet e mia dhe shkuam në spital dhe mësuam se foshnja jonë është në gjendje të mirë. Nuk dinim çfarë të bënim, telefonat ishin të prishur. Ne erdhëm këtu sepse motra ime jeton në Stamboll, ne nuk njihnim njeri këtu, erdhëm në këtë spital dhe i shpjeguam situatën tonë, njerëzit në këtë spital na ndihmuan,”- tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *