Një shtetas shqiptar, i cili ka qenë pjesëtar në Ushtrinë Franceze dhe bashkëshortja e tij, janë arrestuar dje në Riells i Viabrea (Girona) si autorë të dyshuar të një “shtëpie bari” me 492 bimë marihuanë në qytetin spanjoll.
Policia Kombëtare ka njoftuar se hetimi nisi pas disa ankesave anonime dhe agjentët kërkuan bashkëpunimin e firmës së furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit, praktikë e zakonshme në këtë lloj rasti, e cila u vërtetua dhe arriti në vlerën e mbi 80,000 euro.
Mediat spanjolle shkruajnë se çifti është befasuar kur ka parë agjentët e policisë në pronë dhe ish-ushtaraku ka reaguar “me shumë agresivitet”. Shqiptari kishte një koleksion me thika, sëpata, dy hanxhar dhe një sharrë.
Shtëpia, e cila ishte e rrethuar nga kamerat e mbikëqyrjes video të kontrolluara nga një dhomë me monitorë, përbëhej nga dy kate me bodrumin e poshtëm të caktuar për mbjelljen e bimës narkotike. Hapësira e poshte ishte plotësisht e izoluar nga drita e jashtme, për të kontrolluar rritjen e të korrave dhe për të kamufluar erën që lëshonte.
Agjentët sekuestruan gjithsej 492 bimë marihuanë gati për tt’u vjelë dhe me peshë 131 kilogramë.