Gazetarja Klodiana Lala komentoi në studion e Euronews , aksionin e SPAK për arrestimin e personave të përfshirë në atentatin ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Lala tha se të dyshuarit kryesor për ngjarjen janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Ndërsa në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Lala tha se njohjet mes Redjan Rrajës dhe bosëve të krimit ndodhën në burgun e Fushë Krujës, ku ai punonte si dentit.
“Në aplikcaionin Sky, i cili u thye nga SPAK, pjestarët e tjerë të grupit kriminal e thërrisnin Redjan Rrajën si doktori, kjo dhe për shkak të së kaluarës së tij. Njerëzit e botës së krimit ai i njohu në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ku shkonte për t’i mbushur apo rregulluar dhëmbët.
Aty filloi të lëvizte dhe me “OK” e tij, shumë bosë të krimit dilnin me leje dhe shkonin të rregullonin dhëmbët në klinikën e Redjan Rrajës. Aty filloi të krijonte lidhjet e para dhe më pas mori përsipër kryerjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji”, tha Lala.