Gruaja nga Korça shiti lopën për të bërë dializën: “Do e lë, nuk kam më mundësi ta ndjek”

Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga peripecitë e deri tek rimbursimi i papërfillshëm në lidhje me shpenzimet që kanë.

Kështu ishte edhe rasti i të premtes, ku një 65-vjeçare nga fshati Floq i Korçës ka shitur lopën për të mbuluar shpenzimet e rrugës, për të bërë 3 herë në javë dializën.

Shpreza Elezi u ankua na Fiks Fare se pas 6 muajsh trajtim tashmë e ka të pamundur të kryejë dializën si pasojë e kushteve të këqija ekonomike. Ajo i drejtoret 3 herë në javë Spitalit Rajonal Korçë për të kryer dializën dhe nuk mundet dot me të mbulojë shpenzimet e rrugës.

Ajo ditën që ka për të kryer dializën çohet që në orën 06:30, orë në të cilën nuk ka transport publik dhe është e detyruar të marri një taksi deri në Korçë. Taksia i kushton 2000 lekë vajtje ardhje për një ditë, ndërkohë rimbursimi i saj nga shteti për gjithë muajin është 2000 lekë.Vetëm për rrugën që bën tre hërë në javë shpenzimet e saj mujore kapin shifrën 24 mijë lekë. Në këto kushte ajo pohon se ishte e detyruar të shiste lopën që të mund të ndiqte trajtimet. Por lekët pak nga pak po mbarojnë dhe kushtet e këqija ekonomike në të cilat jeto ia bëjnë edhe më të vështirë. Ajo iu drejtua pikërisht Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje, pasi përveç dializës ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ajo kërkon vetëm t’i vihet në dispozicion një ambulancë apo një mjet transporti për të kryer dializën.

Fiksi u interesua pranë Spitalit Rajonal Korçë se pse nuk zbatohet Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”. I cili shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.

Në një komunikim që gazetarët e Fiksit patën me zëdhënësin e këtij spitali ai pohoi se ky urdhër zbatohej vetëm për rimbursimin e çmimit të biletës së autobusit.

Për sa i përket sigurimit të ambulancës ai pohon se nuk e kanë për detyrë të çojnë ambulancë në raste të tilla. Rasti i 65 vjeçares është i veçantë, pasi ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera dhë mezi lëviz nga vendi. E në këto kushte zëdhënësi pohon se do shohin dosjen e plotë të zonjës madje dhe me një ekip mjekësh do vlerësojnë situatën e saj që të gjejnë një zgjidhje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *