– Një shqiptar është gjetur i vdekur në një nga ‘shtëpitë e barit’ në Spanjë, në të cilën ishte punësuar për tu kujdesur për bimët e kanabisit. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u gjet nga policia me një tub gazi të lidhur në gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Ngjarja ndodhi në Mont-roig del Camp (Tarragona). Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia e trajton si një vetëvrasje. Por, dyshimet janë se ai mund të jetë shtyrë drejt këtij akti.
“Ai është me kombësi shqiptare, ende nuk është identifikuar, por policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp. Mënyra se si u gjet, me tubin e gazit në gojë, si dhe gjurmët e gjakut në tokë, na detyrojnë ta shikojmë me më shumë vëmendje, duke pasur parasysh se dhuna mes grupeve dhe bandave të organizuara të dedikuara ndaj trafikut të drogës çdo herë është më i zakonshëm,”- thanë autoritetet.
Plantacioni i marihuanës që ishte brenda shtëpisë ishte prerë dhe efektivët gjetën mbetjet e bimëve.
Kush e mori drogën? Kush ishte përgjegjës? Përse punëtori shqiptar u la pas vetëm?