Gëzimi e Vera janë vëlla e motër që kanë ardhur sot në “Shihemi në Gjyq” për të sqaruar një amanet të nënës së tyre lidhur me një shtëpi dhe ndarjen e saj mes 5 fëmijëve. Përpara se të arrijë në sqarimin e situatës, Gëzimi i kthehet zanafillës së problemit mes tyre për ta qartësuar për publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Djali i familjes thotë se ai ka qenë njeriu që përkujdesej për nënën pas një aksidenti tragjik në vitin 1991 që shkaktoi plagosjen e saj dhe humbjen e babait të tyre.
Perveçse ai pretendon se është bullizuar dhe jane bërë akte të turpshme ndaj tij nga motrat, thotë se i kanë marrë dhe pjesën që i takon nga prona e prindërve.
Gëzim: Në shtëpinë time ku kam lindur dhe kam jetuar për një kohë të gjatë gjithmonë kam qëndruar me mamin. E kam larë, e kam shpëlarë, kam bërë pazarin, i kam gatuar, i kam bërë të gjitha. Ajo ishte për mua Perëndia. Motrat e mia bëheshin xheloze dhe më bullizonin dhe bënin gjëra të turpshme. Kam marrë avionin prej Amerike. Për çfarë? Vetëm për këto gjëra. Motrat, nepërkat! 4 nepërkat!
Ndërsa hyn në studio, Gëzimi ia plas të qarit pa mundur as të përshëndesë.
Gëzim: Më falni, nuk mund të flas. Kam 30 vjet që qaj, nuk më dëgjon njeri. Vetëm zonja Çobani më ka ndihmuar, më ka ndihmuar për të drejtën time.
eklaratat e tij të forta kanë habitur publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse ai thotë se motrat e tij kanë lindur fëmijë të paligjshëm me burra të martuar, kanë kryer aborte dhe kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore.
Gëzim: Këto motrat e mia e kanë zanafillën qysh kohë më përpara që janë të këqija sepse kjo motra e madhe qëkur ka qenë 15 vjeçe, u caktua në Rinas atje, bëri dashuri me një mësues tjetër se ishte arsimtare gjoja, ngeli me barrë dhe e dështoi. Kur vjen fundi, nuk e di si e mbanin arsimtare atë.
Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë të keqe ka të dashurosh?
Gëzim: Të dashurosh, të mbash… ai ishte burrë i martuar! Edhe sot e kësaj dite unë e mbaj mend emrin se isha 10 vjeç…
Ardit Gjebrea: Mos e thuaj, mos e thuaj.
Gëzim: Jo, jo do ta them.
Ardit Gjebrea: Jo, jo.
Gëzim: Në atë kohë e kishin të vështirë dhe opinioni ishte shumë goditës, “e dështoi k*pilin, iku!” Kurse kjo motra e dytë shkoi 38 vjeçe dhe nuk bënte fëmijë dhe i tha motrës së madhe: Ky plakushi im nuk bën fëmijë, mua po më ikën mosha. I tha kjo e madhja se kishte eksperiencë kjo, “po ti dashnorin e ke në Durrës, shko bëj dashuri me atë, ngel me barrë dhe e zgjidh muhabetin”.
Vera: Ç’janë këto muhabete që bën ti?
Gëzim: Zoti është i madh, e mbajti fëmijën deri në 8 muaj e gjysmë dhe vdiq fëmija. Doli, se fëmija i vdekur dilka më zor se ai i gjalli dhe këto janë motrat e mia./tvklan.al