Venecia pa ujë, fenomeni i pazakontë që po largon turistët!

Kanalet e brendshme të reduktuara në rrugë me baltë, varkat e ankoruara në tokë, themelet e lashta të ndërtesave të dukshme, madje edhe përgjatë Kanalit të Madh. Pamje aspak të zakonta në Venecia pa ujë, që fillon të krijojë serioze probleme edhe për lundrueshmërinë.

Venecia është duke u përballur prej shumë ditësh me këtë situatë të shkaktuar nga fenomeni i kundërt i ujit të lartë, që po ashtu ka filluar të krijojë probleme serioze për lundrueshmërinë.

Problemet më të rënda të kanaleve të thata lindin për shërbimet e urgjencës, të cilat në disa situata, duke mos mundur të vazhdonin në kanale pa ujë, duhej të ndalonin para destinacionit dhe të arrinin tek të sëmurët.

Kjo situatë pritet të vijojë njësoj, të paktën deri të martën.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *