Del foto e të riut shqiptar që u vra në Greqi.
Ai është Julian Kosova, 34 vjeç i ekzektuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Mykonos.
34-vjeçari u përfshi në një konflikt me një 33-vjeçar grek, jashtë një lokali. Sipas mediave greke, shkak i konfliktit u bë një vajzë.
Pas sherrit në lokal, 33-vjeçari grek u largua për në banesë për të marrë armën tip kallashnikov.
Ai u rikthye sërish në lokal, ku ndodhej shqiptari, të cilin e qëlloi me plumb në kokë.
Dakrama humbi jetën në vend, ndërsa Policia greke bëri të mundur arrestimin e autorit.