Majtas autori, djathtas viktima
Sot, në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos është regjistruar një sherr mes një shqiptari dhe pronarit grek të lokalit.
Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici.
‘Protothema‘ raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.
Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.
Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.