Mediat greke: 34 vjeçari shqiptar që u vra punonte si elektriçist, ishte djali i një polici në Shqipëri

34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos , donte të bëhej hotelier. Njerëz nga mjedisi i tij shoqëror tregojnë për Protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli, i cili merret me ndërtim.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët. Familja e tij mban një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale në fraksionin e opozitës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *