Teksa Turqia ende nuk e ka marrë veten nga tërmetet e njëpasnjëshëm shkatërrimtarë që goditën vendin, një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga gjeoshkencëtarët.
Duke marrë pjesë në një program televiziv, Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Observatorit Kandilli, Prof. Dr. Doan Kalafat tha se ekziston rreziku që edhe Stambolli të goditet nga një tërmet i fortë.
“Ajo që mund të bëjmë është vetëm studime statistikore. Ka një probabilitet 64 për qind deri në vitin 2030, 75 për qind probabilitet deri në vitin 2050 dhe 95 për qind probabilitet deri në vitin 2090 se një tërmet i përmasave të ngjashme mund të godasë edhe Stambollin”- deklaroi ai.
Sipas Kalafat, duke folur për Haber Global, brenda shtatë viteve do të ketë një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë në Stamboll me një probabilitet 64 për qind.