Të riut në Korçë i djegin makinën gjatë natës: “Nuk kam konflikt me asnjë”

Një automjet tip “Mercedez – Benz” në pronësi të shtetasit Mateo Dersniku është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të banesës, ndërsa djegia ka qenë e qëllimshme.

Pronari i automjetit deklaron se ai nuk ka asnjë konflikt, ndërsa po ashtu bëhet me dije se ai nuk ka asnjë precedent penal.
Në zonë ka kamera sigurie të cilat mund të hedhin dritë për këtë ngjarje, duke ndihnuar grupin hetimor.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *