Ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte e ftuar mikesha e Luizit, Graciela Kiri.
Kjo e fundit tha se është emocionuar nga letra e nënës së këngëtarit të njohur. Ajo u shpreh se kjo letër i ka dhënë forcë atij si dhe ka marrë mesazh se nëna e tij është mirë, pavarësisht se ajo nuk është shumë mirë me shëndet.
“U emocionova. Letra ishte letër nëne. Emocion pafund. Luizi dridhej me atë letër, sytë e skuqur. E ka karikuar, i ka dhënë forcë. I ka dhënë mesazh se nëna është mirë, pavarësisht se ajo nuk është shumë mirë me shëndet kohët e fundit. Do ndikojë fuqishëm”, tha mikesha e Luizit.
Këtu ndërhyn gazetari, Gerald Qerimi, i cili tha se pse nxirrni këto teori që nëna e banorit të BB VIP është sëmurë.
“Po pse thoni që nëna e Luizit nuk është mirë me shëndet, se ai dje artikuloi se nëna punon në Amerikë. Pse duhet të nxjerrim këto teoritë që nëna e Luizit nuk është mirë, se unë nuk e dëgjova në asnjë moment të paktën nga Luizi. Ai tha dua ta fitoj Big Brother që nëna mos të punojë më”, tha ai.
Ndërkohë mikesha e Luizit iu kthye:
“Ke të drejtë. Unë them nga ato informacione konfidenciale që kam. Mos harroni që në botën e qytetëruar, në botën moderne, Amerikë, gjithandej Europën Perëndimore, nuk punojnë vetëm ata persona që nuk duan të punojnë dhe ata që janë në gradë të fundit. Që do të thotë edhe sikur të jesh i sëmurë, pra mund të punosh”.