“Qetësohuni o djema!”/ Falët e fundit të shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi, nesër varroset në Shqipëri

Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit, 39-vjeçarit hidraulik Pëllumb Islami, nesër në mesditë.

Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb qorr i mori jetën të vëllait. Në të njëjtën kohë, e dashura e tij tregoi minutat e fundit të të riut shqiptar.

“Ajo që zbuluam ishte se po nxitonte të dilte jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e dëgjoi zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’,”-tregoi ajo.
Ndërkohë që e përshkruante të riun shqiptar si një njeri që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen që i mori jetën.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. As në lokal nuk shkonte. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë,”-shtoi ajo.

Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *