A është policia ‘zanat’ për femrat? Drejtori i Qarkullimit Rrugor: Janë më të disiplinuara

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë drejtori i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Besmir Qibini, i cili ka folur për rëndësinë e qarkullimit rrugor dhe problematikat që hasin më shpesh në vend.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek puna e punonjësve të policisë. Qibini u shpreh se balanca e meshkujve dhe femrave tani nuk diskutohet më, madje sipas tij, këto të fundit janë më të disiplinuara e korrekte.

Aldo: Kemi parë shumë police femra edhe në qarkullim rrugor, por edhe në degë të tjera të policisë. Janë vërtetë të zonjat, apo është kjo një përpjekje për të ofruar një imazh të policisë, domethënë, sa më pranë qytetarëve, sa më pranë…

Besmir Qibini: Punonjësit e policisë femra ka kohë që janë aplikonte në…

Aldo: Se ky quhet zanat për meshkuj?

Besmir Qibini: Që në ditët e para që ato kanë filluar këtë detyrë, unë mbaj mend, një nga ato ka qenë edhe tek ju mesa di unë, ka rezistuar goxha me sukses ose nuk ka pasur ndonjë… Realisht për mua nuk ka ndonjë diferencë. Ne kemi shumë drejtuese femra, që balanca e meshkujve dhe femrave tani nuk diskutohet më tek drejtuesit e mjeteve dhe as nuk hyn më në koncept një gjë e tillë. Kështu që dhe tek punonjësit e policisë në raport me meshkuj-femra, unë mendoj që nuk… Madje janë, për mendimin tim, krahasuar me kolegë të tjerë, janë tepër më të rregullta.

Aldo: Më korrekte.

Besmir Qibini: Më të disiplinuara. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *