A ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe a e kanë tradhtuar? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

Gazetarja, aktivistja, e së fundmi opinionistja e reality show-ve, Zhaklin Lekatari është personazhi i përzgjedhur për kopertinën e fundit të revistës Living. Në një rrëfim të sinqertë për jetën personale, profesionin, dashurinë dhe ndjenjat, Zhaku na tregon një anë tjetër të saj që shumë njerëz nuk e njohin.

Mes rrëfimit gazetarja është pyetur nëse ka qenë e dashuruar ndonjëherë dhe përgjigjja ishte:

“Unë jam 40 vjeç dhe prej dhjetë vjetësh nuk kam pasur një marrëdhënie të qëndrueshme, me qëllime jetëgjata. Në këtë dekadë, mendimi im për dashurinë është transformuar, duke më bërë të mendoj për zgjedhjet që kam bërë më parë. Kështu që mund të them se unë kam dashur dhe respektuar çdo person me të cilin kam kaluar kohën time.

Qëllimet e mia gjithnjë kanë qenë serioze, sepse koha dhe investimi që i bëj asaj janë çështje serioze. Kam bërë shumë gjëra për dashurinë, por nuk e di nëse ato mund të quhen vërtet sakrifica apo thjesht zgjedhje. Di të them që tre karakteristikat që kërkoj te një partner janë: inteligjenca, toleranca, forca e karakterit”.

Të kanë tradhtuar ndonjëherë? Po vetë e ke bërë?

Po, më kanë tradhtuar dhe kam tradhtuar. Nuk më pëlqen shumë termi “tradhti”, sepse më sjell në mendime tradhtinë kombëtare apo ndaj partisë, ndërkohë që fjalët “aferë” ose “pabesi” më duken më të përshtatshme për këtë kontekst. Kam mësuar nga gabimet e mia.

Zhaklinë apo Zhak? Si të pëlqen të të thërrasin më shpesh?

Zhak për miqtë, Zhakush për ata që dua, Zhaklin apo Lekatari për të panjohurit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *