Aktori Agron Llakaj ka ndarë një ngjarje të trishtë për të, familjen e tij dhe gjithë dashamirësit. Bashkëshortja e Agronit, Kostandina, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Me anë të një postimi në Facebook, Agron Llakaj ka dhënë dhe detaje mbi ceremoninë mortore.
Postimi i plotë:
Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.
Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’