“Ai ka qenë i martuar dhe tjetra i ka ikur për dhunë”/ Nëna e 22-vjeçares në Greqi rrëfen torturat e së bijës nga Aureli

Nëna e 22-vjeçares shqiptare, Dafina, e cila u torturua për më shumë se 2 vite nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti, ka rrëfyer torturat e përjetuara nga vajza e saj.

Ajo u shpreh se kur e bija ishte 5 muajshe shtatzënë 28-vjeçari ka qenë duke e mbytur.

E ëma e të resë, në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, tregoi se dhëndri ka qenë i martuar edhe më parë, dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e tij me të bijën.

Ajo tregoi se i bija i ka treguar kërcënimet e të shoqit, i cili sipas saj, i thoshte “do të çoj të të gropos në mal”.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë. Sherret ka pasur gjithmonë që kur e ka marrë, shamata e tortura. 28-vjeçari ka qenë i martuar edhe më parë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.

Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Vajza kishte telefon por nuk i lejonte minuta që të fliste. E bëja unë ofertën që të flisja me të.

Vetëm unë e kisha numrin e saj, i ka bërë shamatë të paparë “pse i ke dhënë mamit numrin?”.

“Nuk dua t’ia dëgjoj zërin”, thoshte ai kur i kërkoja vajzës që ta ma kalonte në telefon.

“Pse ke dalë në dritare”, i thoshte, nuk e lejonte të dilte jashtë.

Në një moment i ka thënë “do të mbys me duart e mia, do të çoj të të gropos në mal”. Ndërsa vajza i ka thënë “mos më merr në qafë”.

Kanë qenë duke ngrënë bukë kur nisi sherri. Më goditi me diçka dhe më kanë shpëtuar komshinjtë. 

Pak te fliste Dafina fillonin torturat e papara. Kur vajza ishte 5 muajshe shtatzënë ka qenë duke e mbytur, mi ka treguar goca të gjitha. Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart. Familja e 28-vjeçarit është në dijeni. Vajzën dhe mbesën i ka marrë shteti grek në mbrojtje”, rrëfeu nëna e 22-vjeçares.

Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.

Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *