“Të gjitha na i mësove por jo si të jetojmë pa ty”, vajza e policit të vrarë rrëqeth me fjalët

Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë dje në Veri të Kosovës, Afrim Bunjaku ka prekur me fjalët e saj për të atin e ndjerë.

“Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush”– shprehet ajo dhe shton se “ti flijove vetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty”.

“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë.

Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën.

E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde”- ishin fjalët e saj.

Polici i vrarë la pas gruan, vajzën edhe dy djem.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *