Pas disa vitesh shkëputjesh nga media, Aida Shtino është rikthyer në ekran me një emision të ri edhe pse të gjithë vazhdojnë ta specifikojnë si moderatorja e “Njerëz të Humbur”. Duket se ajo është ende mjaft e afërt me publikun edhe pas shkëputjes.
Aida Shtino ka dalë së fundmi në një intervistë në “Se luan topi”, ku ka folur edhe rreth periudhës së vështirë të divorcit dhe mundësisë për një histori të re dashurie për të cilën gazetarja tregohet e hapur.“Divorci ka qenë përiudhë shumë e vështirë. Ne gratë duam ta mbajmë familjen fort dhe mendojmë së gjërat do ndryshojnë. Por më mirë që secili të marrë rrugën e tij se të krijojnë një familje jo normale. Deri diku jemi miq me ish baskëshortin”, shprehet Aida Shtino.
Por a ka vend në zemrën e Aida Shtinos për një dashuri të re?
‘Nëse do të vi ai njeri që do kujdeset për mua dhe unë për atë, patjetër. Njeriu nuk mund të jetojë vetëm. Kam qenë e tërhequr nga gjithë ato që kam kaluar, nuk kam dashur të hedh hapa të gabuar. është e vështirë të gjesh atë njeri që vërtetë ja vlen që të investohesh shpirtërisht’, permbyll gazetarja.