Një aksident qe mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.
Automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.
Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge.