Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë.
Një automjet me drejtues një shtetas 20 vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas 19 vjeçar. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi 20-vjeçar dhe dy pasagjerë që ndodheshin në një nga makinat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 19 vjeç, banues në Përrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi 20 vjeçar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.