Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë mbrëmjen e kësaj të enjte ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45 në fshatin Stravec të Divjakës, ku shtetasi me inicialet M.L ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Si pasojë, pasagjeri 30-vjeçar Daniel Sharka ka humbur jetën nga përplasja, ndërsa shoferi ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë.

Divjakë/Informacion paraprakRreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *