Aksident i RËNDË në Korçë/ 30-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Korçë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin rrugor ‘Korçë-Bilisht’, në afërsi të fshatit Dishnicë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit me inciale A. Sh rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal.

“Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *