Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën oficeri i policisë

 Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në fshatin Neviçisht në Korçë, ku ka humbur jetën një oficer policie. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Neviçisht, në aksin Korçë-Bilisht, ku një trajler që është përplasur me një makinë, i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit të vogël.

Kamioni lëvizte nga Korça në drejtim të fshatit Plasë. Ndërsa mjeti i vogël udhëtonte në drejtim të Korçës, por ka qenë duke lëvizur në korsinë e kundërt.

Mësohet paraprakisht se drejtuesi i kamionit është përpjekur të shmanget. Drejtuesi i mjetit të vogël që ka humbur jetën është oficeri i policisë Ilir Duni, 63-vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe ambulanca.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *