Aksident i rëndë në Maliq, një i plagosur

Aksident me një të plagosur në gjendje të rëndë në fshatin Zvezdë.Mësohet se është përplasur një mjet me një karrocë, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i karrocës.

Drejtuesi i mjetit tjetër ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në urën e fshatit, policia në vendngjarje.

Njoftimi:

Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *