Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec! Mjeti përplas motorin, humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Një mjet ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit ka ndërruar jetë. Viktima është një shtetas 73-vjeçar, me inicialet P.V.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *