Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga në aksin “Korçë-Pogradec” e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 16:05.

Janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, thuhet në njoftimin e policisë.

Me shtetasin R. L., (shoferin e Audi-t)po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *