Aksident në Lushnje/ Makina përplas çiftin e bashkëshortëve, policia menjëherë në vendngjarje

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Grabian të Lushnjës.

Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikëve me të cilin po lëviznin burrë e grua është përplasur ballë për ballë me një mjet tip “Benz”.

Të lënduarit, Ardian Meçani dhe Lumturie Mecani, nga Grabjani, janë dërguar në Spitalin e Lushnjës për ekzaminimet mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Lushnjë/Informacion paraprak/ Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *