Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pranë Kryeministrisë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” i cili po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një çift të rinjsh. Në automjet ndodheshin dy djem.
Raportohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi duke ardhur nga kryqëzimi i RTSH dhe ka përplasur dy persona të rinjë në trotuar. Mësohet se vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa në autmjetin që i përplasi udhëtonin dy djem.