Pesë shtetas me origjinë nga Shqipëria raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksodenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të qytetit të Edessës në Greqi.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se makina është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë ndërruar jetë pesë shqiptarët.
Identitetet e tyre dhe rrethanat e ngjarjes nuk bëhen ende me dije, por paraprakisht “Protothema” shkruan se makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur më pas me kamionin.
Fatkeqësisht, përplasja ka rezultuar fatale dhe të pestë shqiptarët kanë ndërruar jetë. Edessa është në afërsi të Selanikut, rruga që të çon drejt këtij qyteti të banuar shumë edhe nga shqiptarët, për shkak të afërsisë me vendin tonë.